Nr. | Kërkues | Subjekte të Interesuara | Objekti | Data e seancës | Ora |
1. | Një Grup Deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) | Kuvendi i Shqipërisë | Objekti: 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se një e katërta e deputetëve; 2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.66/2013, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës. | 20 Mars, 2014 | 10:00 |
2. | Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (mbi baze dokumentash) | Avokatura e Shtetit, Zanmir Hasa, Florenc Kola | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.10141, datë 27.12.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.2078, datë 13.10.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr.00-2013-991, datë 10.05.2013 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Pezullimi i ekzekutimit të vendimit nr.239, datë 13.01.2012 “Lëshim urdhër ekzekutimi” për vendimin nr.10141, datë 27.12.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor dhe marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Pushimin e gjykimit të padisë së Zanmir Hasës, ndërhyrësit kryesor Florenc Kola dhe paditës Ministria e Mjedisit. | 18 Mars, 2014 | 10:00 |
3. | Feride Dautaj, Alba Qirjako, Tatiana Bardhi, Lavdie Sinanaliaj, Festim Sinanaliaj, Katerina Sinanaliaj, Gjinovefa Xhemalaj (mbi bazë dokumentash) | Fatos Muço, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimeve nr.470, datë 26.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; nr.742, datë 16.07.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.00-2012-682, datë 02.04.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). Pezullimi i ekzekutimit të vendimit nr.470, datë 26.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndryshuar me vendimin nr.742, datë 16.07.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë. | 13 Mars, 2014 | 10:00 |
4. | Endri Kotherja (mbi bazë dokumentash) | Këshilli i Ministrave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave | Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor nga mosekzekutimi i vendimit nr.523/2, datë 23.09.1996 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish pronarëve pranë Bashkisë Elbasan, brenda një afati të arsyeshëm. Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.4264, datë 19.05.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.985, datë 28.05.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë; nr.225, datë 07.02.2013 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). | 11 Mars, 2014 | 11:00 |
5. | Avokatura e Përgjithshme e Shtetit (mbi bazë dokumentash) | Shoqëria “Media +” Sh.a. (TV Shijak); Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit Publik dhe Privat në RSH | Shfuqizimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.2819, datë 22.12.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2012-2659, datë 21.12.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 11 Mars, 2014 | 10:00 |