| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Seancat gjyqësore Mars 2015

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Llukan Simo (mbi bazë dokumentash) Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, Bashkia Tiranë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Auberon Alexander Bernard Dru, Robert John Grant Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve 238, datë 01.02.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2012-2523, datë 07.12.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). Kthimi i çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. 19 Mars, 2015 10:00
2. Altin Gusho (mbi bazë dokumentash) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2012-2695 (532), datë 22.11.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 17 Mars, 2015 12:00
3. Presidenti i Republikës së Shqipërisë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Mbrojtjes Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. 17 Mars, 2015 10:00
4. Sokol Hasani (mbi bazë dokumentash) Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm. 12 Mars, 2015 10:00
5. Durim Grabova (mbi bazë dokumentash) Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Shoqëria Përmbarimore Private “ALBASE” Sh.p.k. Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë nr.79, datë 13.12.2013, brenda një afati të arsyeshëm. Konstatimi i diskriminimit që më bëhet nga institucionet e shtetit Shqiptar, gjatë largimit nga detyra duke mos zbatuar asnjë nga pikat e vendimit nr.79, datë 13.12.2013 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë në datën 06.01.2014. 12 Mars, 2015 10:00
6. Thoma Lloci (mbi bazë dokumentash) Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2013-1773 (422), datë 09.07.2013 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 10 Mars, 2015
7. Halit Hoxha, Xhevdet Hoxha, Zija Hoxha, Razije Hoxha (mbi bazë dokumentash) Shoqëria “Filanto Albania” Sh.p.k. Durrës Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.10-2012-219 (132), datë 08.02.2012 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr.00-2012-2437, datë 22.11.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). Dërgimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. 10 Mars, 2015 10:00
8. Vasil Zoto (mbi bazë dokumentash) Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.50, datë 11.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër; nr.17, datë 26.01.2011 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër; nr.00-2012-1137, datë 27.09.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.00-2013-1596 (225), datë 10.07.2013 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 04 Mars, 2015 12:00
9. Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit” (nenet 27-36) dhe nenit 49 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. 04 Mars, 2015 10:00
10. Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se një e katërta e deputetëve. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.36/2014, datë 22.05.2014 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët””, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës. 03 Mars, 2015 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.