Nr. | Kërkues | Subjekte të Interesuara | Objekti | Data e seancës | Ora |
1. | Llukan Simo (mbi bazë dokumentash) | Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, Bashkia Tiranë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Auberon Alexander Bernard Dru, Robert John Grant | Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve 238, datë 01.02.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2012-2523, datë 07.12.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). Kthimi i çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. | 19 Mars, 2015 | 10:00 |
2. | Altin Gusho (mbi bazë dokumentash) | Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2012-2695 (532), datë 22.11.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 17 Mars, 2015 | 12:00 |
3. | Presidenti i Republikës së Shqipërisë | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Mbrojtjes | Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. | 17 Mars, 2015 | 10:00 |
4. | Sokol Hasani (mbi bazë dokumentash) | Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm. | 12 Mars, 2015 | 10:00 | |
5. | Durim Grabova (mbi bazë dokumentash) | Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Shoqëria Përmbarimore Private “ALBASE” Sh.p.k. | Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë nr.79, datë 13.12.2013, brenda një afati të arsyeshëm. Konstatimi i diskriminimit që më bëhet nga institucionet e shtetit Shqiptar, gjatë largimit nga detyra duke mos zbatuar asnjë nga pikat e vendimit nr.79, datë 13.12.2013 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, i cili ka marrë formë të prerë në datën 06.01.2014. | 12 Mars, 2015 | 10:00 |
6. | Thoma Lloci (mbi bazë dokumentash) | Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë; Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2013-1773 (422), datë 09.07.2013 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 10 Mars, 2015 | |
7. | Halit Hoxha, Xhevdet Hoxha, Zija Hoxha, Razije Hoxha (mbi bazë dokumentash) | Shoqëria “Filanto Albania” Sh.p.k. Durrës | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.10-2012-219 (132), datë 08.02.2012 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr.00-2012-2437, datë 22.11.2012 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). Dërgimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. | 10 Mars, 2015 | 10:00 |
8. | Vasil Zoto (mbi bazë dokumentash) | Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.50, datë 11.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër; nr.17, datë 26.01.2011 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër; nr.00-2012-1137, datë 27.09.2012 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.00-2013-1596 (225), datë 10.07.2013 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 04 Mars, 2015 | 12:00 |
9. | Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) | Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave | Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit” (nenet 27-36) dhe nenit 49 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. | 04 Mars, 2015 | 10:00 |
10. | Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë | Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se një e katërta e deputetëve. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.36/2014, datë 22.05.2014 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët””, si shkak për lindjen e mosmarrëveshjes së kompetencës. | 03 Mars, 2015 | 10:00 |