Nr. | Kërkues | Subjekte të Interesuara | Objekti | Data e seancës | Ora |
1. | Elton Qyno, seancë plenare mbi bazë të dokumenteve | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. | “1. Marrja e masave të kërkuara nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB sipas vendimeve të datës 17.01.2024 dhe 30.04.2024 duke ndaluar specifikisht personin e interesuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të kryejë çdo inspektim, përpunim dhe shpërndarje të materialit të sekuestruar nga kërkuesi Elton Qyno, derisa çështja të përfundojë shqyrtimin nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB. 2. Pezullimi i zbatimit të vendimeve nr.500, 501, 502, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin e banesës, paraqitjen e të dhënave elektronike të kërkuesit, kontrollin personal të kërkuesit dhe specifikisht organet proceduese të :-Pezullojë veprimet e nxjerrjes, përpunimit të të dhënave nga pajisjet e sekuestruara kompjuterikë e telefonike apo disqe të pritshme për t’u kryer, si dhe të sigurojë çdo pajisje të sekuestruar me vulë, në praninë e kërkuesit dhe avokatit të zgjedhur prej tij;-Vlerësojnë mundësitë e tjera efektive të hetimit para se të vlerësohet që aksesimi i të dhënave të kërkuesit janë rruga e vetme efektive për të hetuar ngjarjen;-Mundësojnë që kërkuesi dhe avokati i zgjedhur prej tij të jenë të pranishëm përpara çdo aksesimi, nxjerrjeje dhe përpunimi të të dhënave, me qëllim që të miratohet mënyra e aksesimit, nxjerrjes dhe përpunimit të të dhënave; -Marrin masa që çdo procedurë qërimi/shoshitjeje të të dhënave, të mos bëhet duke përdorur fjalë kyçe të pa komunikuara më herët kërkuesit dhe të miratuara nga gjykata, me qëllim mospërfshirjen e terma të gjerë të kërkimit kompjuterik, që mund të përfshijnë si rezultat evidentimin e shumë dokumente elektronikë njëherësh;-Ndalojnë aksesin dhe kopjimin e çdo dokumenti apo të dhëne elektronike jorelevante dhe pa respektuar të gjithë hapat e mësipërm. 3. Shfuqizimi i vendimeve nr. 500, 501 dhe 502, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin e banesës, paraqitjen e të dhënave elektronike dhe kontrollin personal të kërkuesit, si dhe çdo akti procedural të prodhuar si pasojë e zbatimit të këtyre vendimeve, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Evropiane për të drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (PNDCP). 4. Shfuqizimi i vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zbatuar sipas procesverbalit “Për sekuestrimin e sendeve”, datë 14.12.2023, ora 00:05. 5. Shfuqizimi i vendimit nr.04 (87-2024-9), datë 06.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, KEDNJ dhe PNDCP. 6. Shfuqizimi i vendimit nr.00-2024-255 (36), datë 20.02.2024 të Gjykatës së Lartë (komunikuar me e-mail më 13.05.2024), si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, KEDNJ dhe PNDCP”. | 05 Mars, 2025 | 10:00 |
2. | Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, seancë plenare mbi bazë dokumentesh | Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave. | “Interpretim të kushtetutshmërisë së nenit 6, pika 5 të ligjit nr.95/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar". | 27 Mars, 2025 | 10:00 |
3. | Dear Muça, seancë plenare mbi bazë dokumentesh | Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Avokatura e Shtetit. | “Shfuqizimin e vendimit nr.00-2023-5683, datë 05.12.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i shkeljes/cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave të shqyrtimit të çështjes me përparësi. Konstatimi i shkeljes së aksesit dhe i sigurisë juridike në një gjykatë të caktuar me ligj. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë të shqyrtojë çështjen e kërkuesit me përparësi.”. | 25 Mars, 2025 | 12:00 |
4. | Elda Kozma, Tea Kozma, seancë plenare mbi bazë dokumentesh | Shoqëria e Sigurimeve “Sigma-Viena Insurance Group” sh.a. Objekti | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut i vendimit nr. 00-2023-3498 (508), datë 20.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.”. | 25 Mars, 2025 | 10:00 |
5. | Shoqëria “Ksamili Investment” shpk., seancë plenare mbi bazë dokumentesh | Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Sarandë dhe Avokatura e Shtetit. | “1.Shfuqizimi i vendimit nr. 13558/8823/5702/4829/4337, datë 10.11.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe i vendimit nr. 00-2024-776, datë 29.02.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit ose Gjykatën e Lartë.”. | 18 Mars, 2025 | 10:00 |
6. | Dhurata Boçi, Elvisa Boçi, Rosela Boçi, seancë plenare mbi bazë dokumentesh. | Bashkia Divjakë, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë. | “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimit nr.00-2024-1447, datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.”. | 13 Mars, 2025 | 10:00 |
7. | Veli Përleka, seancë plenare mbi bazë dokumentesh | Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë. | Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë. | 11 Mars, 2025 | 12:00 |
8. | Ismet Isufi, seancë plenare mbi bazë dokumentesh | Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë. | “Shfuqizimin e vendimit nr.1416, datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe të vendimit nr.695, datë 05.10.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dhënia e një shpërblimi të drejtë për tejzgjatje të skajshme të afatit të arsyeshëm ligjor të procesit gjyqësor 12 vjeçar, në respektim të nenit71/ç të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.”. | 11 Mars, 2025 | |
9. | Ilir Paja, seancë plenare mbi bazë dokumentesh | Prokuroria e Përgjithshme. | “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 370, datë 28.03.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të vendimit nr. 1340, datë 28.07.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të vendimit nr. 00-2024-184, datë 06.02.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Pezullimi i zbatimit të mëtejshëm të vendimit nr. 370, datë 28.03.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe lirimin e menjëhershëm nga vuajtja e dënimit të kërkuesit Ilir Paja deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.”. | 06 Mars, 2025 | 10:00 |
10. | Shoqata “Dëshmitarët e Jehovait”, seancë plenare mbi bazë dokumentesh | Këshilli i Ministrave, Komiteti Shtetëror për Kultet dhe Avokatura e Shtetit. | “1. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i refuzimit nga institucionet shtetërore dhe gjyqësore të trajtimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm. 2. Konstatimin e mungesës së mjeteve juridike efektive për përmbushjen e të drejtave sipas Konventës Evropianë dhe të drejtave kushtetuese të subjektit kërkues. 3. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të lirisë së mendimit, ndërgjegjes e fesë, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. 4. Rivendosjen e këtyre të drejtave kushtetuese të shkelura si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, në mungesë të mjeteve juridike efektive për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të cenuara.”. | 04 Mars, 2025 | 12:00 |
11. | Drita Pulleja, Gani Qatipi, Izeit Qatipi, Florian Qatipi, seancë plenare mbi bazë dokumentesh | Nanie Shkreli, Afërdita Shkreli, Mehmet Shkreli, Rifat Shkreli, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Këshilli i Qarkut Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës Tiranë (ish Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme). | “Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-698, datë 17.01.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”. | 04 Mars, 2025 | 10:00 |