Nr. | Kërkues | Subjekte të Interesuara | Objekti | Data e seancës | Ora |
1. | Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë (mbi bazë dokumentesh) | Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i fjalisë së dytë, të paragrafit të parë të nenit 3 të Ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”. | 24 Nëntor, 2016 | 11:00 |
2. | Ministria e Punëve të Jashtme (mbi bazë dokumentesh) | “By Best Duty Free” Sh.p.k., Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Energjetikës | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.497, datë 31.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.1583, datë 20.06.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.3420, datë 25.11.2014 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 24 Nëntor, 2016 | 10:00 |
3. | 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike) | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë | 1) Deklarimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; 2) Pezullimin e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. | 22 Nëntor, 2016 | 10:00 |
4. | Lemontov Gjoka (mbi bazë dokumentesh) | Avokatura e Shtetit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2015-3868 (478), datë 11.11.2015 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 15 Nëntor, 2016 | 11:00 |
5. | Dritan Zela, Fiqirete Zela, Elonia Lasku (Zela), Hasan Zela, Kujtim Petrela, Tefik Tërshana, Irma Tërshana, Sheriban Panariti, Sabiha Gjinali, Asije Zela, Nexhat Gjinali, Shefki Petrela, Arben Petrela (mbi bazë dokumentesh) | Vasil Jovani, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave | Shfuqizimi si të antikushtetues i vendimeve nr.12846, datë 26.12.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.2200, datë 24.10.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2014-1861, datë 11.07.2014 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. | 15 Nëntor, 2016 | 10:00 |
6. | Rakip Koni, Petrit Koni (mbi bazë dokumentesh) | Arif Kuçi, Abdyl Elezi | Shpalljen si antikushtetues të vendimeve nr.1058, datë 13.08.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës; nr.38, datë 21.01.2002 të Gjykatës së Apelit Durrës; nr.665, datë 17.06.2002 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe nr.21, datë 22.01.2015 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 10 Nëntor, 2016 | 10:00 |
7. | Shoqëria “Albadita” Sh.p.k. (mbi bazë dokumentesh) | Shoqëria “Invo-1100” Sh.p.k., Ministria e Energjisë dhe Industrisë | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.1006, datë 24.04.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2016-107, datë 30.03.2016 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 08 Nëntor, 2016 | 11:00 |
8. | Mehmet Biçaku (mbi bazë dokumentesh) | Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Elbasan | Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr.00-2013-729 (361), datë 06.05.2013 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr.00-2014-3742, datë 11.12.2014 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 08 Nëntor, 2016 | 10:00 |
9. | Shoqëria “GENER 2” Sh.p.k. (mbi bazë dokumentesh) | Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë | Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rrjedhojë e mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm. | 03 Nëntor, 2016 | 11:00 |
10. | Gjykata e Apelit Durrës (mbi bazë dokumentash) | Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave | Kontrolli i kushtetutshmërisë së 1. Nenit 469, paragrafi i katërt i Kodit Civil i vitit 1929 (pasojat që prodhon ende) me këtë përmbajtje: “Por në rast që fëmijët e adoptuem ose të paslindunit e tyne konkurrojnë me atin ose me amën e adoptuesit, ose me të dy bashkë, këta të fundit trashëgojnë një të tretën, dhe kur konkurrojnë me motrën ose me vëllanë e adoptuesit ose me të dy bashkë, trashëgojnë një të katërtën.” 2. Nenit 486, paragrafët e parë të dytë dhe të tretë të Kodit Civil të vitit 1929 (pasojat që prodhojnë ende) me këtë përmbajtje: “Kur bashkëshorti lë fëmijë legjitimë, bashkëshorti tjetër merr si trashëgim uzufruktin e një pjese trashëgimore baras me atë të secilit fëmijë, duke u llogaritë edhe bashkëshorti vetë në numrin e fëmijëve. Në qoftë se me bashkëshortin konkurrojnë fëmijë natyralë dhe legjitimë, uzufrukti i bashkëshortit asht një pjesë baras me atë që i takon secilit nga fëmijët legjitimë. Kjo pjesë uzufrukti në asnjë rast nuk mundet me qenë ma e madhe se ¼ e trashëgimit, dhe mund të shpërblehet në mënyrën e caktueme me nenin 548. | 03 Nëntor, 2016 | 10:00 |
11. | Lavdije Kasa (mbi bazë dokumentesh) | Bajram Shehu, Safet Kasa, Resmije Kasa, Donika Kasa, Blerim Kasa, Elsa Kasa, Elisabete Kasa, Indrit Kasa | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2014-2123 (438), datë 10.07.2014 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. | 01 Nëntor, 2016 | 11:00 |
12. | Fatjona Koçibelli (mbi bazë dokumentesh) | Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2015-3057 (196), datë 09.12.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 01 Nëntor, 2016 | 10:00 |