| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Nentor 2024

Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” dhe organizata “Shqipëria Bëhet”, seancë plenare publike “shtyre për ne datën 04.12.2024, ora 10:00” Kuvendi i Shqipërisë, “Shfuqizimi i nenit 67 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr.81/2024, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin e zbatimit të germës “a” dhe “b” të pikës 1 dhe fjalisë së fundit të pikës 2 të nenit 67 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr. 81/2024.”. 26 Nëntor, 2024 10:00
2. Zyra Përmbarimore Private ARB, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Banka Kombëtare Tregtare dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a. “1.Konstatimi i shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj. 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit nga Kolegji tjetër i Gjykatës së Lartë për sa i përket çështjes me nr.11118-02028-00-2016 akti, datë regjistrimi 15.06.2016 në lidhje me vendimin nr.3048, datë 15.04.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.944, datë 21.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 3. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përshpejtimin e procedurave të sipërpërmendura. 4. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj dhe afatit të arsyeshëm, në përputhje me Scordino kundër Italisë. 5. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ ka ardhur për shkak të aktit/eve të paligjshëm/ me konkretizuar saktësisht shkresave 3102/1/2020 dhe 2087/1/2024 të GjL (në dy raste Dhjetor 2020 dhe përsëritur në prill 2024) dhe shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykim.”. 21 Nëntor, 2024 13:00
3. Sali Berisha, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimi të Organizuar “Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”. 19 Nëntor, 2024 10:00
4. Shoqëria “DEA-Z” sh.p.k., Zaim Korsi, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Viktor Ndoci “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.4412, datë 20.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). 2. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë.”. 07 Nëntor, 2024 12:00
5. Ardian Hysa, Violeta Hysa, Orjeta Hysa, Alidrije Kullolli, Brunilda Kullolli, Nadire Allani, Leonard Allani, Olgert Brahja, Mustafa Brahja, Meliha Brahja, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Sigal Uniqa Group Austria sh.a. “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.4412, datë 20.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). 2. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë.”. 07 Nëntor, 2024 10:00
6. Sose Buçpapaj, seancë plenare mbi bazë dokumentesh Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit “Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 1209/3 dt. 19.11.2014 të Komisionit të Disiplinës, vendimit nr. 1491, datë 23.03.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, vendimit nr. 1213, datë 23.03.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, vendimit nr. 33, datë 11.01.2024 të Gjykatës së Lartë. Kostatimin e cenimit të të drejtës për një proces të rregullt të procedurës ligjore për fillimin e ecurisë disiplinore ndaj paditëses Sose Buçpарај. Cenimi e të drejtës për të njoftuar me shkrim paditësen nga eprorit direkt për fillimin e ecurisë disiplinore. Cenimin e të drejtës të parimit për t'u informuar lidhur me shkeljet faktike të pretenduara dhe provat për kryerjen e saj. Cenimin e të drejtës për të marrë pjesë në seancën dëgjimore të komisionit disiplinor me nr. 1209/3 prot., datë 19.11.2014. Cenimin e të drejtës të parimit për tu dëgjuar për të paraqitur provat për mbrojtjen juridike dhe të drejtën për t'u asistuar. Cenimin e të drejtës së tagrit ligjor të eprorit direkt me tagrin ligjor të komisionit disiplinor të cilat janë organe të ndryshme për zhvillimin e ecurisë disiplinore. Konstatimi i cenimit të drejtës për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gjykatën Administrative të Apelit, Gjykatën e e Lartë. Cenimi i të drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e paanshme dhe e të drejtës për t’u dëgjuar. Cenimi i të drejtës për ankim efektiv. Cenimin e standartit të arsyetimit të vendimit gjyqësor. Cenimin e të drejtës për të marrë dokumentacionin e kërkuar në emrin tim. Cenimin e kriterit të nenit 6 të KEDNJ-së. Cenimin e standartit të sigurisë juridike. Cenimin e kontrollit të normës. Kthimin e çështjes administrative për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë .”. 05 Nëntor, 2024 12:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.