| Bookmark and Share

Seancat gjyqësore Qershor 2017

 
Nr. Kërkues Subjekte të Interesuara Objekti Data e seancës Ora
1. Departamenti i Administratës Publike (mbi bazë dokumentesh) Ramis Lleshi; Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr.1181, datë 25.03.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; nr.467, datë 09.03.2015 të Gjykatës së Apelit Administrativ dhe nr.00-2016-1648, datë 05.05.2016 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. 27 Qershor, 2017 11:00
2. Albert Noçka, Agim Kroi (mbi bazë dokumentesh) Agjencia e Trajtimit të Pronave Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimit nr.00-2016-571, datë 03.03.2016 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 27 Qershor, 2017 11:00
3. Sulejman Habibi (mbi bazë dokumentesh) Bashkia Tiranë, Avokatura e Shtetit, Përmbarues Gjyqësor Privat Vasil Shandro Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr.526, datë 18.10.2016 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Vazhdimi i ekzekutimit të vendimit nr.4909, datë 07.10.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. 27 Qershor, 2017 10:00
4. Tahir Kurti (mbi bazë dokumentesh) Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore Shfuqizimin si antikushtetuese të vendimeve nr.5041, datë 13.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr.1136, datë 11.05.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr.00-2015-299, datë 12.02.2015 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 15 Qershor, 2017
5. Hamit Laçi, Hasan Terbuni (mbi bazë dokumentesh) Xhevat Kuçi, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, Ministria e Financave, Avokatura e Shtetit Konstatimi i cenimit të drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm. Detyrimi i Ministrisë së Financave të dëmshpërblejë kërkuesit. 15 Qershor, 2017 10:00
6. Nevruze Dema (mbi bazë dokumentesh) Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr.00-2016-2911, datë 09.11.2016 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të shkronjave “c” dhe “ç” të nenit 45, dhe shkronjave “c” dhe “ç” të nenit 56, të ligjit nr.49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. 14 Qershor, 2017 11:00
7. Shoqëria “Alb-Canaj” Sh.p.k. (mbi bazë dokumentesh) Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Shoqëria “Global Interprise Group” Sh.p.k., Avokatura e Shtetit Shfuqizimi si antikushtetues i vendimit nr.00-2015-1766 (132), datë 03.03.2015 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 13 Qershor, 2017 11:00
8. Blerina Krantja (mbi bazë dokumentesh) Banka e Shqipërisë Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si pasojë e mos shqyrtimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë Dëmshpërblimi për shkak të cenimit të të drejtave themelore si pasojë e mos shqyrtimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm. 13 Qershor, 2017 10:00
9. Mezan Hoxha (mbi bazë dokumentesh) Ministria e Brendshme, Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Departamenti i Administratës Publike, Shoqëria Përmbarimore “Strati Bailiff’s Service” Sh.p.k. Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rrjedhojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet e ngarkuara me ligj. Pagesa e pagës nga ana e Ministrisë së Brendshme deri në ekzekutimin e aktit të emërimit. Interpretimi i nenit 8, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Për statusin e nëpunësit civil”. Shfuqizimi i vendimit nr.00-2015-1315 (223), datë 14.04.2015 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 05 Qershor, 2017 10:00

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.