Nr. | Kërkues | Subjekte të Interesuara | Objekti | Data e seancës | Ora |
1. | Emiljano Shullazi, seancë plenare mbi bazë dokumentesh. | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar | “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.2, datë 12.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr.63, datë 03.03.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë si dhe vendimin nr.00-2021-360, datë 25.05.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”. | 22 Shkurt, 2022 | 12:00 |
2. | Gentian Manaj alias Myzafer Manaj, seancë plenare mbi bazë dokumentesh. | Prokuroria pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë | “Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimin i vendimit nr.00-2021-364, datë 01.06.2021 të Gjykatës së Lartë”. | 22 Shkurt, 2022 | 10:00 |
3. | Laert Kola, seancë plenare mbi bazë dokumentesh. | Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore Kadastrës Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Fier | “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 25/22, datë 17.06.2021 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë”. | 17 Shkurt, 2022 | 12:00 |
4. | Dashmira Zaro, seancë plenare mbi bazë dokumentesh. | Bashkia Gjirokastër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Drejtoria Vendore Gjirokastër, Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Gjirokastër. | “Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.2/5/2, datë 17.06.2021 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë”. | 17 Shkurt, 2022 | 10:00 |
5. | Edlir Hysenaj, seancë plenare publike. | Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar | “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2021-241, datë 13.04.2021 i Gjykatës së Lartë”. | 08 Shkurt, 2022 | 10:00 |
6. | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, seancë plenare publike. | Presidenti i Republikës së Shqipërisë | “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. | 01 Shkurt, 2022 | 10:00 |