11.10.2013
Në vazhdim të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), në datat 9-11 tetor 2013, u organizua seminari i përbashkët me temë “Mbi zhvillimin e jurisprudencës kushtetuese të GJFK Gjermane, të GJEDNJ/GJED, mbi parimin e proporcionalitetit”.
15.05.2013
Në kuadrin e “Javës së Drejtësisë”, të organizuar me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë organizoi në datën 9 maj një sërë aktivitetesh.
15.04.2013
Në bashkëpunim me EURALIUS-in, misionin e asistencës evropiane për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri, në datat 11-12 prill 2013 u zhvillua seminari me temë “Efektet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese spanjolle”
27.03.2013
Në vijim të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), në datat 19-21 mars 2013 u organizua një seminar i përbashkët me temë mbi të drejtën administrative, me lektor Prof. Dr.Jan Bergmann, gjyqtar kryesues në Gjykatën Administrative të Shtutgartit, dhe me pjesëmarrjen e këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ të gjykatës.