09.07.2020
Në përmbushje të detyrimit ligjor për hartimin e Planit Strategjik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe duke respektuar rregullat për kufizimin dhe distancimin fizik si pasojë e gjendjes së krijuar nga Covid -19, në datat 8-9 korrik 2020, në qytetin e Durrësit, u zhvillua aktiviteti i radhës për këtë qëllim me temë: “Tryeza e parë e punës për hartimin e strategjisë dhe planit të saj të veprimit”.