| Bookmark and Share
Institucioni
Përbërja

[...]

Informacion me interes

Shpallje e vendeve vakante për Kolegjin E Posaçëm Të Apelimit

SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 "Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të kolegjit të Posacëm të Apelimit":

I - Rishpall vendet vakante për pozicionet:

1. Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marëdhënieve me Median dhe Publikun

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a. Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor" për Drejtësi.

b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.

2. Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a. Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor" për Ekonomi.

b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c. Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.

3. Specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a. Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë, në Degën Gjuhë -Letërsi.

b. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c. Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.

4. Specialist IT

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

a. Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Inxhinieri Informatike, Informatike, Teknologji informacioni etj.

b. Të ketë të paktën 3 vite eksperience pune në fushën e teknologjisë së informacionit.

c. Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory,Outlook Mail Client

d. Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastukturën e rrjetit.

e. Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve ëeb (Ëordpress, Drupal, Joomla etj).

f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

· Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.

· Kandidatët duhet të kenë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 26 Shkurt deri më 28 Shkurt 2018në një nga format e dhëna më poshtë:

· Paraqitjes së kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “ Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 28 Shkurt 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 26 Shkurt deri më 28 Shkurt 2018 në adresën: info@kpa.al . KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;

2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;

4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;

5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;

6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;

7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.