SHPALLJE E VENDEVE VAKANTE
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe Vendimin e Kuvendit nr.92/2017 "Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posacëm të Apelimit":
I - Rishpall 1 (një) vend vakant për pozicionin e “Përkthyesit”
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a) Të zotërojë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht - Shqip.
b) Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët.
c) Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombetare.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
· Kandidati duhet të sigurohet se plotëson kriteret për tu pajisur me Çertifikate Sigurie, sipas Vendimit Këshillit Ministrave nr.188, datë 4.3.2015.
· Kandidati duhet të ketë aftësi për tu përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 12 Mars deri më 16 Mars 2018në një nga format e dhëna më poshtë:
· Paraqitjes së kërkesës nga aplikanti, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPA-së, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë, nga e Hëna në të Premte, ora: 09:00-16:00.
· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: “ Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 16 Mars 2018, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 12 Mars deri më 16 Mars 2018 në adresën: info@kpa.al . KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.
Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:
1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftimi (ID), librezë pune) original ose të noterizuar. Diplomat qe janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;
4. Dëshmi e gjendjes gjyqësore;
5. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore ne fuqi;
6. Vlerësimin e fundit nga Eprori Direkt;
7. Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.