| Bookmark and Share

Programi i Transparencës

Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator. Tekstet e plota E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi Gjykaten Kushtetuese Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të Gjykatës Kushtetuese. Informacion mbi procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/ partnetitetit publik privat.
Shërbimet që ofrohen nga Gjykata Kushtetuese Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të Gjykatës Kushtetuese Mbajtja e dokumentacionit nga Gjykata Kushtetuese
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga Gjykata Kushtetuese Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga Gjykata Kushtetuese

Statistikat për veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese gjatë vitit 2019

 

Në përmbushje të detyrimeve ligjore për publikimin periodik të vendimeve, si dhe bërjen sa më transparente të veprimtarisë së saj, Gjykata Kushtetuese ka përgatitur raportin statistikor për vitin 2019. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj Gjykata është përpjekur të ruajë pavarësinë, paanësinë, integritetin dhe profesionalizmin si një parakusht për besueshmërinë dhe ndikimin e saj në jetën publike të vendit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Prej datës 23 mars 2018 Gjykata Kushtetuese nuk e ka pasur kuorumin e nevojshëm ligjor për vendimmarrje për kalimin e çështjeve gjyqësore për shqyrtim në seancë plenare. Po ashtu, prej datës 16 korrik 2018 Gjykata Kushtetuese nuk e ka pasur kuorumin e nevojshëm ligjor edhe për vendimmarrje në kolegje. Me formimin e kuorumit për kolegje, në datën 14.11.2019, Gjykata filloi menjëherë nga procesi i shqyrtimit paraprak të çështjeve të regjistruara pranë saj. Gjatë kësaj periudhe të rinisjes së funksionalitetit, kolegjet e Gjykatës Kushtetuese janë shprehur me vendim për 40 kërkesa (vendime për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare); për 4 kërkesa kalimin e tyre për shqyrtim në seancë plenare; për 2 kërkesa shqyrtimin paraprak të tyre nga Mbledhja e Gjyqtarëve.

Sikurse do të konstatohet më tej edhe nga statistikat e detajuara dhe grafikët ilustrues përkatës, shumica e vendimeve kanë të bëjnë me ankimin kushtetues individual, i cili edhe pse vazhdon të fokusohet në procesin e rregullt ligjor, me ndryshimet e fundit kushtetuese është zgjeruar në favor të legjitimimit për paraqitjen e kërkesave të individëve kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë. Ky zgjerim i ankimit kushtetues individual do të garantojë një mbrojtje më të madhe të individit ndaj akteve të pushtetit publik dhe në këtë drejtim pritet një shtim i numrit të kërkesave të kësaj natyre. Pjesa tjetër e vendimeve kanë të bëjnë me kërkesat që kanë si objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën dhe zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

Shkarkoni dokumentin e plotë

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.