09.11.2017
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë zoti Bashkim Dedja, priti në një takim në selinë e kësaj gjykate në datën 08 nëntor 2017, Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë zotin Abdulhamit Gül, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri.
07.09.2017
Në datën 21 gusht 2017 Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në selinë e kësaj Gjykate Kryetarin e Dhomës së 14 të Këshillit të Shtetit të Republikës së Turqisë, zotin Levent Artuk, i cili së bashku me tre anëtarë të tjerë të këtij institucioni të rëndësishëm turk përkatësisht, zoti Abdurrahman Gençbay (gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm), zoti Taci Bayhan si dhe zonja Emel Cengiz, ishte në Shqipëri në kuadër të një turi Ballkanik.
15.06.2017
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate Ambasador Peter Tejler, Kreu i Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri, dhe z. Vasil Vashchanka, analist ligjor pranë këtij Misioni.
14.06.2017
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate përfaqësues të Fondacionit gjerman “Hanns Seidel,” Dr. Susanne Luther, Drejtore e Institutit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, z. Henning Senger, Drejtor i Departamentit për Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, Kaukazet dhe Azinë Qendrore, si dhe z. Klaus Flesinger, Drejtor Rajonal për Europën Juglindore, të cilët shoqëroheshin në këtë takim nga znj. Nertila Mosko, drejtuese e zyrës së Fondacionit në Tiranë.
31.05.2017
Kryeprokurori i Republikës së Turqisë Zoti Mehmet Akarca, i cili ka mbërritur në Tiranë me rastin e organizimit të Konferencës Nderkombëtare të Shoqatës së Prokurorëve të Rajonit (IAP), më datën 22 maj 2017 ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Zotin Bashkim Dedja.
08.05.2017
Delegacioni i Gjykatës së Lartë Popullore të Republikës Popullore të Kinës, i cili me ftesë të kryetarit të Gjykatës së Lartë zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, u prit në një takim zyrtar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Delegacioni ishte i përbërë nga zoti Sun Huapu, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Kinës, zoti Wei Yanming, gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë Popullore të Hebeit; zonja Wang Ling, gjyqtare e nivelit të lartë dhe drejtoreshë e përgjithshme e Departamentit të Informacionit në Gjykatën e Lartë të Republikës Popullore të Kinës, zoti Wang Shumao, gjyqtar i nivelit të lartë dhe nënkryetar i Gjykatës së Lartë të Henanit, zoti Yu Donghui, gjyqtar i nivelit të lartë dhe kryetar i Gjykatës së Ndërmjetme Popullore të Zhengshous të provincës së Henanit, si dhe zonja Chang Qi, zyrtare në Departamentin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Gjykatën e Lartë të Republikës Popullore të Kinës dhe shoqërohej nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, zoti Xhezair Zaganjori.
21.03.2017
Në datën 20.03.2107, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Italisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, zotin Alberto Cutillo.
10.02.2017
Në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin “SLYNN,” Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Z. Bashkim Dedja priti në datën 9 shkurt 2017, në një takim zyrtar në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesin e këtij Fondacioni, Sir David Latham.
26.01.2017
Në datën 24 janar 2017, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, zoti Bashkim Dedja, priti në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate Shefin e ri të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, zotin Claus Neukirch.