| Bookmark and Share

VIZITË NË GJYKATËN KUSHTETUESE E AMBASADORIT TË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij  ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Z.Bojan Bertoncelj.

Në këtë takim Z. Dedja bëri një prezantim të organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, njëkohësisht, e njohu ambasadorin Bertoncelj me vizitën që do të realizojë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në Gjykatën Kushtetuese të Sllovenisë, në datat 17-20 Qershor 2012.

 

 

© 2019 Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Te gjitha te drejtat e rezervuara.