NJOFTIME MBI VENDIMET E KOLEGJEVE/MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE “PËR KALIMET E ÇËSHTJEVE NË SEANCË PLENARE”
GJATË MUAJIT NENTOR 2024
Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | KËRKUES | SUBJEKTE TË INTERESUARA | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | VENDIMMARRJA |
1 |
Nr. 5 (I) 2024 Regjistri Themeltar |
Ilir Paja |
Prokuroria e Përgjithshme |
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 370, datë 28.03.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të vendimit nr. 1340, datë 28.07.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të vendimit nr. 00-2024-184, datë 06.02.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Pezullimi i zbatimit të mëtejshëm të vendimit nr. 370, datë 28.03.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe lirimin e menjëhershëm nga vuajtja e dënimit të kërkuesit Ilir Paja deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. |
05.11.2024 |
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
2. |
Nr. 9 (L) 2024 Regjistri Themeltar |
Lulzim Basha, Orjola Pampuri, Merita Bakiu, Gëzim Ademaj, Partia Aleanca Demokracia e Re, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Kombëtare Konservatore Albania, Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, Partia Ora e Shqipërisë |
Kuvendi i Shqipërisë |
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokolleve shtesë të saj Nr.1 dhe Nr.14 të: 1.1. Germave a) dhe b) të pikës 1 dhe pikës 2 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr.81, datë 26.07.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ndryshim i cili ka hyrë në fuqi më datë 15.08.2024, 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare nr. 132, datë 31 korrik 2024; 1.2. Shprehjes “në listën shumëemërore me renditje të fiksuar” në pikën 5 të nenit 67 dhe të shprehjes “të listës shumëemërore me renditje të fiksuar” në pikën 6 të nenit 67 të ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr. 81, datë 26.07.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ndryshim i cili ka hyrë në fuqi më datë 15.08.2024, 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare nr. 132, datë 31 korrik 2024; 1.3. Shfuqizimin e pikave 2 dhe 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar me nenin 9 të ligjit nr. 81, datë 26.07.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ndryshim i cili ka hyrë në fuqi më datë 15.08.2024, 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare nr. 132, datë 31 korrik 2024; 2. Pezullimin e zbatimit të neneve 67 dhe 163 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar me ligjin nr. 81, datë 26.07.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar dhe urdhërimin e vazhdimit të pezullimit të këtyre dy neneve me vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese në rast pranimi të këtij ankimi. 3. Interpretimin përfundimtar të ndryshimeve të vitit 2020 të nenit 64 të Kushtetutës me parimet themelore kushtetuese të parashikuara në nenet 1, 3, 4, 5 lidhur me garantimin e pluralizmit politik, të ushtrimit të sovranitetit të popullit, garantimin e një sistemi zgjedhjesh të lira dhe të barabarta dhe barazisë së të drejtës kushtetuese për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur për sa u përket kandidimit dhe mundësisë së zgjedhjes së kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit ose shfuqizimin e këtij neni si të papajtueshëm me parimet themelore kushtetuese të Kushtetutës së RSH nëse interpretimi përfundimtar i tij nuk mund të bëhet pa cenuar pozitën kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese. 4. Bashkimin e këtij ankimi kushtetues individual në një çështje të vetme me ankimet e tjera të regjistruara më parë në këtë gjykatë me objekt të njëjtë ose të ngjashëm për të cilat kemi marrë dijeni nga njoftimet publike. |
06.11.2024 |
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike |
3. |
Nr. 8 (V) 2024 Regjistri Themeltar |
Veli Përleka |
Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë |
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 1023 (86-2023-1558) të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; nr. 00-2024-1414, datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; vendimit unifikues nr. 3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. |
11.11.2024 |
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
4. |
Nr. 7 (I) 2024 Regjistri Themeltar |
Ismet Isufi |
Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë |
Shfuqizimin e vendimit nr.1416, datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe të vendimit nr.695, datë 05.10.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dhënia e një shpërblimi të drejtë për tej zgjatje të skajshme të afatit të arsyeshëm ligjor të procesit gjyqësor 12 vjeçar, në respektim të nenit71/ç të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar |
11.11.2024 |
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
5. |
Nr. 24 (E) 2024 Regjistri Themeltar |
Shoqëria “Ekzon Kalaja Comfort” sh.p.k. |
Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë |
Shfuqizimin i vendimit nr. 819, datë 21.03.2024 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. |
11.11.2024 |
Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
6. |
Nr. 4 (Gj) 2024 Regjistri Themeltar |
Gjykata Administrative e Shkalles se Pare Tirane |
1. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. 2. Këshilli i Ministrave |
Interpretim të kushtetutshmërisë së nenit 6, pika 5 të ligjit nr.95/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar". |
21.11.2024 |
Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
7. |
Nr. 17 (S) 2024 Regjistri Themeltar |
Sali Berisha |
1. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. 2. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar |
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, të vendimit nr. 15, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe vendimit nr. 00-2024-667 (94), datë 09.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 29.07.2024). |
26.11.2024 |
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |