NJOFTIME MBI VENDIMET E KOLEGJEVE/MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE “PËR KALIMET E ÇËSHTJEVE NË SEANCË PLENARE”
GJATË MUAJIT TETOR 2024
Nr. |
NUMËR REGJISTRI THEMELTAR |
KËRKUES |
SUBJEKTE TË INTERESUARA |
OBJEKTI |
DATA E VENDIMMARRJES |
VENDIMMARRJA |
1. |
Nr. 22 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar |
1.Shoqëria “Ksamili Investment” sh.p.k 2.Rebani Bocai |
1.Agjencia Shtetërore e Kadastrës. 2.Drejtoria Vendore e Kadastrës Sarandë 3.Avokatura e Shtetit |
1. Shfuqizimi i vendimit nr. 13558/8823/5702/4829/4337, datë 10.11.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe i vendimit nr. 00-2024-776, datë 29.02.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit ose Gjykatën e Lartë. |
01.10.2024 |
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
2. |
Nr.4 (O) 2024 Regjistri Themeltar |
1.Organizata “Shqipëria Bëhet” |
Kuvendi i Shqipërisë |
Shfuqizimi i nenit 67, pika 1,2,3,4,5 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr.81/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10019, datë 29.12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë |
02.10.2024 |
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë publike |
3. |
Nr. 10 (T) 2024 Regjistri Themeltar |
Tom Dedaj |
1.Këshilli i Lartë i Prokurorisë |
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 50 (86-2024-1175), datë 14.05.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë |
01.10.2024 |
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
4. |
Nr. 23 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar |
Shoqata “Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri” |
1.Këshilli i Ministrave 2.Komiteti Shtetëror për Kultet. 3.Avokatura e Shtetit. |
1.Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i refuzimit nga institucionet shtetërore dhe gjyqësore të trajtimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm. 2. Konstatimin e mungesës së mjeteve juridike efektive për përmbushjen e të drejtave sipas Konventës Evropianë dhe të drejtave kushtetuese të subjektit kërkues. 3. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të lirisë së mendimit, ndërgjegjes e fesë, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. 4. Rivendosjen e këtyre të drejtave kushtetuese të shkelura si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, në mungesë të mjeteve juridike efektive për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të cenuara. |
07.10.2024 |
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
5. |
Nr. 7 (Dh) 2024 Regjistri Themeltar |
Dhurata Boçi, Elvisa Boçi, Rosela Boçi |
1.Bashkia Divjakë 2.Drejtoria e Përgjithshme Detare 3.Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 4.Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 5.Agjencia Kombëtare e Bregdetit 6.Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë |
Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimit nr.00-2024-1447, datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
16.10.2024 |
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
6. |
Nr. 10 (S) 2024 Regjistri Themeltar |
Studio Pustina |
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar |
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të sekuestrimit të datës 28.04.2023 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të vendimit nr. 206, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vendimit nr. 128, datë 15.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 00-2024-741 (26), datë 08.02.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. |
22.10.2024 |
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
7. |
Nr. 17 (E) 2024 Regjistri Themeltar |
Elda Kozma Tea Kozma |
Shoqëria e sigurimeve “Sigal-Viena Insurance Group” sh.a. |
Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut i vendimit nr. 00-2023-3498 (508), datë 20.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. |
24.10.2024 |
Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
8. |
Nr. 14 (D) 2024 Regjistri Themeltar |
1. Drita Pulleja, 2.Gani Qatipi, 3. Izeir Qatipi, 4. Florian Qatipi |
1.Nanie Shkreli 2.Afërdita Shkreli 3.Mehmet Shkreli 4.Rifat Shkreli 5. Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Këshilli i Qarkut Tiranë. 6. Agjencia Shtetërore e Kadastrës Tiranë (ish Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme) |
Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-698, datë 17.01.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. |
28.10.2024 |
Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
9. |
Nr. 22 (P) 2024 Regjistri Themeltar |
Partia Nisma Thurje |
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. |
Shfuqizimi i nenit 67 të ligjit numër 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me nenin 5 të ligjit nr.81/2024, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. |
28.10.2024 |
Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike. |
10. |
Nr. 18 (D) 2024 Regjistri Themeltar |
Dear Muça |
1.Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. 2. Avokatura e Shtetit. |
Shfuqizimin e vendimit nr.00-2023-5683, datë 05.12.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i shkeljes/cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave të shqyrtimit të çështjes me përparësi. Konstatimi i shkeljes së aksesit dhe i sigurisë juridike në një gjykatë të caktuar me ligj. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë të shqyrtojë çështjen e kërkuesit me përparësi. |
28.10.2024 |
Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |