20.11.2018
Në kuadër të vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit midis Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve akademike, brenda dhe jashtë vendit, me ftesë të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Pisas, Itali, një delegacion i kësaj Gjykate kreu një vizitë studimore pranë këtij fakulteti në datat 15-16 nëntor 2018. Delegacioni përbëhej nga: z. Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm, znj. Arta Vorpsi, znj. Kaliona Nushi dhe z. Ermal Tauzi, këshilltarë të gjyqtarëve, si dhe znj. Noela Ruço, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kërkimeve, Studimeve dhe Botimeve.
18.07.2018
Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, një delegacion i stafit administrativ të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Eugen Papandile, mori pjesë në një vizitë studimore që u zhvillua pranë kësaj gjykate, e cila konkludoi një takim pune lidhur me çështjet më aktuale që shqetësojnë sot gjykatat kushtetuese.
27.03.2018
Në kuadër të projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Mbi mjetet kombëtare efektive të ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ” znj. Elsa Toska, këshilltare e Kryetarit dhe znj. Jonida Kondili, këshilltare ligjore, morën pjesë në një vizitë studimore dyditore pranë Këshillit të Evropës, së bashku me përfaqësues të institucioneve të tjera.
06.02.2018
Në kuadër të promovimit të mëtejshëm të bashkëpunimit tashmë disavjeçar midis Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i përbërë nga z. Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm, dhe z. Ermal Tauzi, këshilltar ligjor, zhvilloi një vizitë studimore dyditore pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.