Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z.Bashkim Dedja, priti në një takim në zyrën e tij shefen e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR, znj.Conny McCormak dhe anëtarë të tjerë të këtij misioni. Biseda u fokusua në çështje që lidhen me rolin e Gjykatës Kushtetuese në procesin zgjedhor.
Zonja McCormack theksoi, gjatë takimit, se qëllimi i misionit është të bëjë një vlerësim të zgjedhjeve, që do të zhvillohen në qershor, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me legjislacionin shqiptar.